tëmbël
Appearance
TËMBËL m.
- 1. anat. Fshikëz e ngjitur me mëlçinë e zezë, e mbushur me një lëng shumë të hidhur me ngjyrë të verdhë në të gjelbër, i cili kullon në zorrë dhe ndihmon për të tretur ushqimet; lëngu i kësaj fshikëze, vreri. Fshikëza (qeska) e tëmblit. Ka gurë në tëmbël. Vuan nga tëmbli. I plasi tëmbli. Ishte i hidhur si tëmbli.
- 2. përd. mb. Shumë i hidhur, helm. E kam gojën (gjuhën) tëmbël.
- Më plasi tëmblin dikush a diçka shih te PLAS.
TËMBËL f. kryes.
- Ëmbëlsirë. Bëri një tëmbël. I pëlqejnë tëmblat.