syrgjyn
Appearance
SYRGJYN m. bised., vjet.
- 1. Gjendja e njeriut, që dënohej duke e detyruar të jetonte në një vend të largët për një kohë të caktuar, pa pasur të drejtë të ikte prej andej; internim në një vend të largët. I çonin (i bënin) syrgjyn i internonin. E dërguan syrgjyn. U kthye nga syrgjyni.
- 2. Ai që ishte i dënuar me internim në një vend të largët.
- 3. fig. Ai që ishte i detyruar të rronte larg atdheut për të shpëtuar nga ndjekjet; i mërguar; gjendja e atij që rronte në këtë mënyrë. Syrgjyn në dhe të huaj. Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur.
- 4. përd. mb. I internuar ose i mërguar.
- 5. Syrgjyn = Ekzil (exil). Banimi në vend të huaj, i referohet mungesës së një personi ose grupi etnik nga atdheu i tyre i shkaktuar nga përjashtimi, mërgimi, dëbimi, emigracioni, zhvendosja e detyruar, persekutimi fetar ose politik dhe kushtet e padurueshme në vendlindje pasuar nga emigrimi. Prandaj mërgimi është zakonisht për shkak të kufizimeve në zhvillimin e lirë të individit ose një kërcënimi në shtëpi.