Jump to content

syprinë

Nga Wiktionary

SYPRINË f.

  • 1. Faqja e sipërme e diçkaje, pjesa që mbulon a vesh sipërfaqen e diçkaje; sipërfaqe. Me syprinë të rrafshët (të lëmuar). Syprina e tryezës. Syprina e detit. Syprinë dërrase (xhami, mermeri).
  • 2. gjeom. Sipërfaqe e kufizuar dhe e treguar me një numër.
  • 3. Pjesa e sipërme e këpucës, faqe. Me syprinë të butë. Syprinë lëkure (boksi). Këpucë gome me syprinë pëlhure. Pret syprina. Makinë për qepjen e syprinave.