symbyllas
Appearance
SYMBYLLAS ndajf.
- 1. Me sy të mbyllur ose të lidhur. Ecte symbyllas. E kërkonte symbyllas.
- 2. fig. Pa pasur nevojë ta shoh me sy atë që bëj; me shkathtësi të madhe, duke e ditur mirë ose duke e pasur shprehi. E mbërthen dhe e zbërthen pushkën symbyllas. E bën symbyllas.
- 3. fig. Pa shikuar dhe pa vënë re çfarë bëhet rreth vetes, pa i vlerësuar dhe i peshuar kushtet e rrethanat, verbërisht; kuturu. Nuk ecën symbyllas. Nuk veprojmë symbyllas.
- 4. shih SYMBYLLAZI 2.