sup

Nga Wiktionary

SUP m.

  • 1. Pjesë e trupit të njeriut nga rrëza e qafës deri te cepi ku lidhet krahu me trungun; skaji i sipërm i shpatullave. Supi i djathtë (i majtë). Me supe të rëna. Mban mbi supe. Hodhi pushkën (lopatën, kazmën) në sup. I vjen deri në sup. E preku në sup. Sup-armë! usht. komandë për të hedhur armën të mbështetur drejt në anë të gjoksit, duke e mbajtur nën qytë vetëm me dorën e thyer.
  • 2. Pjesë e një veshjeje nga jaka deri te vendi ku ngjitet mënga. Supet e palltos (e xhaketës, e këmishës, e trikos). Supe të varura. I vë pambuk te supet. Është grirë te supet.
  • I bie supeve (i rreh supet) dikujt shpreh miratimin për diçka, e merr me të mirë a i jep zemër dikujt, duke i rënë lehtë prapa krahëve; miraton e përkrah veprimet e dikujt. Marr mbi supe (mbi shpatulla, mbi vete) diçka shin te SHPATULL,~A. Ngre (çoj, mbledh, rrudh) supet shih te NGRE. E provoi mbi supe (mbi shpatulla, mbi kurriz) diçka e mësoi diçka drejtpërdrejt nga përvoja e vet, e përjetoi vetë. Sup me sup shumë afër njëri me tjetrin, të bashkuar për ta mbajtur e përkrahur njëri-tjetrin, krah për krah. I mori këmbët mbi supe (në krahë) shih te MARR.