Jump to content

sundues

Nga Wiktionary

SUNDUES m.

  • 1. Ai që sundon në një vend të pushtuar e të nënshtruar; sundimtar. I shporrën sunduesit e huaj.
  • 2. Ai që nënshtron diçka dhe e shfrytëzon për nevojat e qëllimet e veta. Sunduesit e natyrës.

SUNDUES mb.

  • 1. Që është në pushtet në një vend; që ka fuqinë në dorë. Klasat sunduese. Qarqet sunduese.
  • 2. Mbizotërues. Ideologjia sunduese.
  • 3. Që ngrihet më lart se gjërat e tjera përreth, që ndodhet në një vend nga i cili duket hapësira përreth. Vend sundues. Pikë sunduese.