sundoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SUNDOJ kal.

  • 1. jokal. Kam pushtetin në një vend, jam në fuqi në një shtet. Te ne sundon populli në fuqi. Sundoi shumë vjet. Sundonte me dhunë.
  • 2. Mbaj nën pushtet një vend a një popull; kam fuqinë mbi një vend a një popull, që e kam nënshtruar. Lufta e superfuqive për të sunduar botën. Sundonte detet. Politika «përçaj e sundo».
  • 3. jokal. vet. veta III. Ka fuqi të plotë, ka pushtet, zotëron. Në vendet ku sundon paraja (kapitali). Sundon ligji i xhunglës.
  • 4. jokal. vet. veta III. Ka përhapje të gjerë, zotëron mbi gjithçka tjetër, ndihet shumë prania ose fuqia e diçkaje, mbizotëron. Kudo sundon rregulli e pastërtia. Kudo sundon një frymë e lartë revolucionare.
  • 5. jokal. vet. veta III. Ngrihet më lart se gjërat e tjera që ka përreth, del mbi të tjerat dhe ka pamje të hapët. Kështjella sundonte mbi gjithë fushën. Kodra që sundonte luginën. Godinë shumëkatëshe që sundon gjithë sheshin.
  • 6. Ua nënshtroj diçka qëllimeve të mia, jam në gjendje ta shfrytëzoj diçka për nevoja e qëllime të caktuara. Sundojnë natyrën.
  • 7. Jam në gjendje ta urdhëroj dikë e t'ua nënshtroj kërkesave e vullnetit tim; i vë fre, e mbaj nën kontroll; përmbaj. Nuk e sundon dot të birin. E sundon veten ruan gjakftohtësinë, nuk e humbet kontrollin e vetes, di të përmbahet.