sulem
Appearance
SULEM vetv.
- 1. Nisem me vrap për diku, derdhem me turr deri në një vend, turrem. Sulu deri te libraria. U sul mbarë populli. U sul brenda duke iu marrë fryma. Aeroplanët sulen drejt qiellit. U sul të gjente mjekun.
- 2. Hidhem mbi dikë për ta mposhtur, për ta rrëzuar a për ta mundur; i lëshohem dikujt, e sulmoj; kund. tërhiqem, sprapsem. U sulën mbi armikun. U sulën me armë. Iu sulën qentë. Suleshin përpara me guxim.
- 3. fig. I vihem një pune me ngulm, e marr me vrull diçka. U sulën arave (kodrave, maleve).
- 4. bised. I drejtohem dikujt me qortime e fjalë të rënda, e sulmoj me fjalë. Mos iu sul ashtu! Iu sul me fjalë të ashpra.