suitë
Appearance
SUITË f. libr.
- 1. Njerëzit që shoqërojnë nga afër një personalitet ose që përbëjnë rrethin e ngushtë të një njeriu me rëndësi; përcjellë, shpurë. Suita e mbretit (e padishahut). Gjenerali me suitën e tij.
- 2. iron. Njerëzit që i venë nga pas dikujt, të gatshëm për të plotësuar urdhrat e dëshirat e tij. Erdhi me gjithë suitën e tij.
- 3. muz. Pjesë muzikore ose valle të ndryshme të lidhura së bashku si një vepër nga përmbajtja dhe nga format e afërta. Suitë vallesh. Suitë baleti. Suitë në tri kohë.
- 4. gjeol. Shtresa shkëmbore të ndryshme që vijnë njëra mbi tjetrën dhe që janë formuar në të njëjtën kohë e në të njëjtat kushte; seri. Suitë laramane. Suit gazmbajtëse (vajgurmbajtëse).