Jump to content

sufler

Nga Wiktionary

SUFLER m.

  • 1. Punonjës i teatrit, që u pëshpërit fjalët e pjesës aktorëve për t'ua kujtuar gjatë shfaqjes nga një vend i padukshëm në pjesën e përparme të skenës; pëshpëritës. Vendi i suflerit. Bën punën e suflerit.
  • 2. fig. Ai që i pëshpërit diçka dikujt, sidomos atij që nuk e di mësimin; ai që e mëson dikë se ç'duhet të thotë, si të përgjigjet për diçka etj. Përgjigjet me sufler. E mësoi sufleri.