Jump to content

suazë

Nga Wiktionary

SUAZË f.

  • 1. Kornizë për tablo, fotografi, pasqyrë etj. Suazë katrore (e rrumbullakët).
  • 2. Skeleti i syzeve. Syze me suaza teli.
  • 3. fig. Caqet, brenda të cilave përfshihet a bëhet diçka; kornizë, kuadër. Në suazën e punës sonë. Paraqitje me suaza më të gjera. Ngushtimi i suazave të pronës private. Del jashtë suazës së zakonshme.
  • 4. fig. Kufijtë, brenda të cilëve ndodhen një a disa vende të pushtuara prej një shteti të huaj, i cili përpiqet ta paraqitë pushtimin si mbrojtje a përkrahje. Në suazën e perandorisë. Në suazën e sundimit të huaj.