studioj

Nga Wiktionary

STUDIOJ kal.

  • 1. Marr njohuri të reja në një fushë të dijes, duke lexuar libra e duke shfrytëzuar botime e materiale të tjera, nën drejtimin e një mësuesi ose në mënyrë të pavarur; mësoj në mënyrë të thelluar. Studion rregullisht (shumë). Studion veprat e Naimit. Studion kiminë (matematikën).
  • 2. Shqyrtoj diçka nga anë të ndryshme për ta njohur thellë, për ta vlerësuar ose për të arritur në një përfundim. Studion një projekt (një plan). Studioi kuadrin. Studiojnë propozimet (mendimet). I studioi dhe i peshoi të gjitha rrethanat. E studioi çështjen nga shumë anë.
  • 3. Merrem me veprimtari kërkimore-shkencore për të njohur diçka a për të zbuluar ligjet e rregullsitë. Studion gjuhën. Studion ndërtimin e atomit. Studiojnë krijimtarinë popullore.
  • 4. Ndjek mësimet në një shkollë të lartë. Studion në universitet.