strumbullar

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

STRUMBULLAR m.

  • 1. Hu i gjatë, i ngulur në mes të lëmit, tek i cili lidhet kali që vjen rrotull për të shirë. Strumbullari i lëmit. Mblidhet litari pas strumbullarit.
  • 2. Dru i gjatë dhe i drejtë, rreth të cilit vihet bari mullar. Nguli (vuri) strumbullarin. Iu kalb strumbullari.
  • 3. krahin. Hosteni.
  • 4. fig. Njeriu ose gjëja që është në qendër të një veprimtarie, të një dukurie etj.; gjëja qendrore a themelore e diçkaje, bosht. Strumbullari i çështjes (i diskutimeve). Strumbullari i bisedës. Strumbullari i zhvillimit të shoqërisë.