strukem
Appearance
STRUKEM vetv.
- 1. Mblidhem i tëri nga të ftohtët, nga frika etj., bëhem kruspull; afrohem e zë vend diku, i mbledhur e i bërë kruspull; ngjeshëm në një cep ose pas diçkaje a pas dikujt. Strukej nga të ftohtët. Strukej plaku nga era. U struk afër zjarrit (rrëzë murit). U struk në cep të kolltukut.
- 2. Futem në një vend a në një rrëzë dhe rri fshehur për t'u mbrojtur nga një e keqe, për të mos u diktuar nga ata që më ndjekin etj. U struk nën pemë (rrëzë lisit). U strukën në një shpellë.
- 3. fig. keq. Fshihem në ndonjë vend pasi jam mundur e shpartalluar. Shtëpitë ku ishin strukur pushtuesit (tradhtarët).