strugë
Appearance
STRUGË I f.
- Mbulesë e leshtë që hidhej krahëve si rrobë ose që përdorej si shtrojë; lloj bërruce e bardhë, që e përdornin barinjtë në disa krahina të Veriut të Shqipërisë. Strugë e bardhë. Struga e Zadrimës. Hodhi (shtroi) strugën.
STRUGË II f.
- 1. Vend me ujë dhe me shkurre moçalore; vend i ulët, si gropë, që mban ujë edhe gjatë verës.
- 2. Vijë uji.