strategjik
Appearance
STRATEGJIK mb.
- 1. usht. Që ka të bëjë me strategjinë, i strategjisë. Planet strategjike. Detyra strategjike. Hartë strategjike. Operacione strategjike.
- 2. Që ka rëndësi të madhe nga ana luftarake; që ka një rol kyç për arritjen e qëllimeve kryesore të një lufte. Vend (pozicion) strategjik. Pikë (pozitë) strategjike. Rrugë strategjike. Lëndë të para strategjike. Rezervat strategjike të ushtrisë.
- 3. Që u përket njësive të mëdha luftarake me komanda të pavarura e me rreze të gjerë veprimi. Aviacioni strategjik. Aeroplanët strategjikë.
- 4. Që lidhet me drejtimin dhe me qëllimin kryesor e të përgjithshëm të një partie ose të një grupi shoqëror në luftën politike e shoqërore për një periudhë pak a shumë të gjatë. Udhëheqja strategjike. Parullat strategjike. Qëllimi strategjik.