strateg
Appearance
STRATEG m.
- 1. Ushtarak specialist në fushën e strategjisë; komandant që drejton veprime të gjera luftarake të njësive të mëdha ushtarake. Strateg ushtarak. Strateg i shquar.
- 2. fig. Komandant ushtarak i zoti.
- 3. fig. lart. Udhëheqës dhe organizator i shquar politik i masave në luftën e tyre revolucionare dhe ndërtimtare. Strateg i revolucionit (i proletariatit). Strategu i të gjitha fitoreve.
- 4. hist. Komandant epror me fuqi ushtarake dhe civile (në Perandorinë Bizantine).