Jump to content

stoli

Nga Wiktionary

STOLI f.

  • 1. Send, zakonisht i punuar imët e me mjeshtëri, që shërben si zbukurim në veshje, në trup etj. Stoli e çmueshme. Stolitë e nuses. Nuk vë asnjë stoli. E mban si stoli.
  • 2. fig. Diçka që të tërheq me bukurinë e saj; bukuri. Stolitë e natyrës.
  • 3. fig. Zbukurim i jashtëm e i panevojshëm, diçka që nuk shërben për asgjë. Stoli pa vlerë. Dituria nuk na duhet për stoli.