stoik

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

STOIK m.

  • 1. filoz. Ithtar i stoicizmit. Stoikët grekë (romakë).
  • 2. fig. libr. Ai që u bën ballë me durim e me gjakftohtësi fatkeqësive, sprovave dhe vështirësive të jetës. Durim prej stoiku. Qëndroi si stoik para dhembjeve.

STOIK mb.

  • 1. filoz. Që ka të bëjë me doktrinën e stoicizmit, i stoicizmit. Filozofia stoike e Zenonit (e Senekës).
  • 2. fig. libr. Që përballon me durim e gjakftohtësi fatkeqësitë, sprovat e vështirësitë e jetës dhe dhembjet; që është veti e stoikut. Nënë stoike. Qëndrim stoik. Në mënyrë stoike.