stoicizëm

Nga Wiktionary

STOICIZËM m.

  • 1. filoz. Doktrinë filozofike e periudhës së lashtë greko-romake, që pranonte botën e jashtme materiale, por predikonte etikën idealiste si nënshtrim ndaj fatit dhe e kërkonte lumturinë te jetesa në përputhje me natyrën e duke mposhtur ndjenjat.
  • 2. fig. Qëndresa me durim dhe gjakftohtësi para fatkeqësive, sprovave e vështirësive të ndryshme të jetës dhe ndaj dhembjes. I bëri ballë me stoicizëm.