stinë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

STINË f.

  • 1. Secila nga të katër pjesët tremujore, në të cilat ndahet viti sipas klimës dhe zhvillimit të bimësisë: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri. Stinët e ngrohta. Stina e dimrit. Katër stinët e vitit. Perime të stinës. Punët bujqësore të stinës. Ndryshimi i stinëve. Vishen sipas stinës.
  • 2. Periudhë e vitit me klimë a kushte atmosferike të caktuara. Stina e thatë. Stina e shirave (në vendet tropikale).
  • 3. Periudhë e vitit gjatë së cilës zhvillohet një veprimtari e caktuar; sezon. Stina teatrale (muzikore). Stina sportive.