stilistikë

Nga Wiktionary

STILISTIKË f.

  • 1. Degë e gjuhësisë, që studion stilet e ligjërimit dhe mjetet e veçoritë shprehëse të gjuhës. Stilistika gjuhësore. Stilistika praktike. Stilistika e gjuhës letrare shqipe. Probleme të stilistikës.
  • 2. Degë e teorisë së letërsisë, që studion ndërtimin gjuhësor, mjetet dhe veçoritë e përdorimit të tyre në një vepër artistike për të arritur forcën shprehëse. Stilistika letrare.