sterilizoj

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

STERILIZOJ kal.

  • 1. mjek. Pastroj nga çdo mikrob a bakter, duke e zier në temperaturë të lartë ose duke e përpunuar me mënyra të veçanta. Sterilizojnë veglat e kirurgut (gjilpërat). Sterilizojnë enët. Sterilizoi plagën.
  • 2. biol. I heq aftësinë për t'u riprodhuar; e bëj shterpë, shterpëzoj. Sterilizon meshkujt e kandrrave dëmtuese.