stereotip
Appearance
STEREOTIP m.
- 1. shtypshkr. Formë prej plumbi ose prej lënde tjetër, e cila derdhet si kopje e lëndës së radhitur dhe përdoret në makinat e shtypit për botime me tirazh të madh. Stereotip plumbi (gome, lënde, plastike). Derdhja e stereotipave. Vë (heq) stereotipat.
- 2. psikol. Lidhje e qëndrueshme nervore, që formohet në koren e trurit nga veprimi i ngacmuesve të përsëritur dhe që sjell një mënyrë të caktuar veprimi a sjelljeje të organizmit sa herë që përsëriten po ato rrethana. Stereotip dinamik.
- 3. si mb. ~, ~E. Që përsëritet vazhdimisht pa asnjë ndryshim; keq. shabllon, standard. Fjalë (shprehje, fraza) stereotipie.