stepem
Appearance
STEPEM vetv.
- 1. Bëj mënjanë a tërhiqem prapa për t'i liruar rrugën dikujt. U step anës. U step nga rruga. Nuk donte të stepej.
- 2. fig. Përmbahem e nuk veproj, ngaqë druaj a nuk jam i sigurt, ngurroj; tërhiqem përpara një pune, nuk e bëj diçka, ngaqë jam i pafuqishëm a i paaftë. U step një çast. Veprojnë pa u stepur. Nuk stepen para vështirësive.