Jump to content

stekë

Nga Wiktionary

STEKË f.

  • 1. Shkop i gjatë dhe i drejtë, që vjen duke u holluar në majë, ku ka një tapë sholle, me të cilin goditen bilat në lojën e bilardos. Stekë bilardoje. I ra me stekë. Lyen (fërkon) stekën me shkumës.
  • 2. sport. Shkop i hollë prej druri ose metali, që vihet në një lartësi të caktuar në dy mbështetëse për ta kapërcyer pa e rrëzuar në kërcim së larti ose në kërcim me shkop; thupër. Kapërceu stekën. Rrëzoi (preku) stekën. I ndërroi lartësinë stekës.
  • 3. sport. Secili nga të dy shkopinjtë e hollë me një rreth të vogël afër majës, që përdoren nga skitarët për t'u mbajtur e për të ecur me shpejtësi. Rrëshqitje me steka (pa steka).
  • 4. mjek. Dërrasë ose rrip prej metali etj., që përdoret për ta mbajtur të palëvizur një kockë të thyer deri sa të ngjitet; gëzhdallë. I vunë steka. E lidhi (e shtrëngoi) me steka. Me këmbën e djathtë në steka.
  • 5. Lloj karfice për të mbajtur të mbledhur flokët. I zë leshrat me steka.
  • Stekë bilardoje shak. njeri shumë i gjatë e i hollë.