stazh

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

STAZH m.

  • 1. Koha e caktuar për të fituar përvojë e njohuri praktike në një punë a një specialitet (për nxënësit e studentët pas mësimit ose për dikë që fillon një punë). Stazhi në punë prodhuese. Një vit stazh në prodhim. Filloi (mbaroi) stazhin.
  • 2. Periudha që prej fillimit, kur dikush ka nisur të merret me një punë a me veprimtarinë në një fushë; koha që prej fillimit, kur dikush është pranuar dhe ka bërë pjesë në një organizatë politike e shoqërore. Stazh i gjatë (i shkurtër) në punë. Stazhi si radhitës (si mjek, si blegtor). Stazhi në parti (në organizatë).