Jump to content

stafetë

Nga Wiktionary

STAFETË f.

  • 1. sport. Garë vrapimi ose noti ndërmjet disa skuadrave, në të cilën pjesëmarrësit e ndarë në grupe përshkojnë një pjesë të caktuar të rrugës dhe ia kalojnë dorë më dorë njëri-tjetrit një flamur ose një shkop të shkurtër. Stafetë e përzier 4 × 100 m. Pjesëmarrësit e stafetës. Fitoi stafetën. Zhvillohet stafeta.
  • 2. Shkopi ose flamuri që ia kalojnë njëri-tjetrit pjesëmarrësit në këtë lloj gare. Mori (i dha) stafetën.
  • 3. fig. Përvojë, traditë ose arritje e çmuar e me vlerë, që ruhet duke e kaluar nga njëri brez tek tjetri. Stafeta e kuqe e ushtrisë sonë. Bartësit e stafetës së revolucionit. Do të marrin stafetën.
  • Ia dorëzoj (ia lë) stafetën dikujt shih te DORËZOJ.