stërkalë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

STËRKALË f. kryes.

  • 1. Secila nga piklat që shpërndan andej e këtej dallga e ujit, kur ngrihet përpjetë a kur përplaset diku. Stërkala të bardha (të shkumëzuara). Ngrihen valë dhe stërkala.
  • 2. Pikla uji, balte etj. që përhapen me vrull në drejtime të ndryshme; stërkitë, spërkë. Stërkalat e shiut. Stërkalat e bojës. Hedh stërkala duke ecur.
  • 3. fig. Diçka që përhapet në trajtë piklash a grimcash të imëta; shkëndijë. Stërkala të zjarrta.