sqaroj
Appearance
SQAROJ kal.
- 1. vet. veta III. E bën të qartë a të kthjellët, e kthjellon. Kjo erë e sqaroi motin.
- 2. E bëj të qartë dhe të kuptueshme diçka të vështirë a të errët; jap shpjegime më të hollësishme për një veprim, ngjarje etj., ndriçoj. E sqaroi çështjen (problemin). I sqaroi për gjendjen.
- 3. I tregoj rrugën e drejtë dhe i bëj të qarta idetë e pikëpamjet; mënjanoj keqkuptimet a paqartësitë që dalin për një punë, një çështje etj. E sqaruan popullin (fshatarësinë). I sqaroi politikisht (ideologjikisht).