sqarohem
Appearance
SQAROHEM vetv.
- 1. vet. veta III. Bëhet i qartë a i tejdukshëm; kthjellohet. Po sqarohet uji (burimi). U sqarua qielli u larguan retë, u kthjellua qielli.
- 2. vet. veta III. Bëhet e qartë a e kuptueshme diçka që nuk dihej mirë ose ishte e errët. U sqarua gjendja (situata). Po sqarohet çështja.
- 3. Arrij ta kuptoj drejt dhe mirë diçka; marr shpjegime të qarta për diçka. U sqaruan politikisht (ideologjikisht). U sqaruan mirë.