Jump to content

spirancë

Nga Wiktionary

SPIRANCË f. det.

  • Hekur i rëndë me disa veshë me majë të mprehtë, që lëshohet në fund të ujit me litar a me zinxhir dhe që shërben për të mbajtur anijen në një vend; hekur, çengel. Spiranca e anijes (e barkës). Spirancë me dy (me katër) veshë. Rrëfana (vjega) e spirancës. Hodhi (ngriti) spirancën.
  • Ngriti spirancën (çengelat) u nis, u largua.