spirë

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SPIRË I f. mjek.

  • 1. Heqje barku, diarre. E ka zënë spira. E lau spira.
  • 2. keq. Supë fare e hollë e pa shije, gjellë e keqe tërë lëng, fare pa yndyrë; spirilëng. As që futej në gojë ajo spire.

SPIRË II f. mek., elektr.

  • Një rrotullim i një përçuesi ose i një teli të dredhur si spirale; dredhë. Spirat e telit (e bobinës). Numëron spirat.