spikat
Appearance
SPIKAT jokal.
- 1. vet. veta III. Bie në sy a dallohet mirë midis gjërave të tjera, del në pah, shquhet. Spikatin oxhakët e fabrikave (ndërtesat e reja). Spikatin ngjyrat e forta. Spikatin tiparet e reja. Spikat fryma e shëndoshë kombëtare.
- 2. Dallohem për ndonjë cilësi a veti, shquhem midis të tjerëve për diçka. Spikat për trimëri (zgjuarsi, guxim, vullnet).