spektër
Appearance
SPEKTËR m.
- 1. fiz. Brez me ngjyrat e ylberit që përftohet nga kalimi i rrezeve të dritës nëpër një prizëm ose nëpër një lëndë tjetër e cila i thyen rrezet. Spektër i vazhdueshëm. Spektri i dritës. Spektri shtatëngjyrësh. Spektri diellor.
- 2. fiz. Brez me vija e me rripa me ngjyra të ndryshme karakteristike, që përftohet nga rrezatimi i një trupi ose i një lënde të nxehur tepër dhe që përdoret për të përcaktuar përbërjen kimike të trupave. Spektri i bakrit (i hidrogjenit).
- 3. fiz. Shkallëzimi i vlerave që mund të marrë një madhësi e caktuar. Spektri i lëkundjeve. Spektri i tingullit. Spektri magnetik mënyra e shpërndarjes së vijave të forcës në një fushë magnetike.
- 4. mjek. Tërësia e sëmundjeve dhe e mikrobeve për të cilat vepron një bar, fusha e veprimit të një bari. Antibiotik me spektër të gjerë veprimi.
- 5. fig. Fushat e ndryshme që rrok veprimtaria krijuese e një shkrimtari, e një dijetari etj.; fushë krijimi a veprimi. Spektri i krijimtarisë së Asdrenit.