spastroj
Appearance
SPASTROJ kal.
- 1. Heq papastërtitë e mbeturinat që kanë zënë vend ose që janë përzier me diçka. E spastroi rrugën. Spastron mineralin (xeherorin).
- 2. usht. Dëboj nga një vend, nga një pjesë e frontit etj. mbeturinat e armikut e të forcave të tjera kundërshtare. E spastruan sektorin (zonën). Spastruan vendin nga nazistët dhe tradhtarët.
- 3. fig. Zhduk me punë dhe me edukim anët e këqija, mbeturinat e shfaqjet e huaja që pengojnë ecjen përpara në rrugë të drejtë. Spastrojnë ndërgjegjen. I spastron nga çdo mbeturinë e së kaluarës.
- 4. fig. Largoj nga një detyrë, nga radhët e një organizate etj., pas një shoshitjeje të imët, të gjithë ata që nuk e meritojnë atë vend ose që mund të dëmtojnë punën. Spastruan radhët (aparatin shtetëror).