Jump to content

spërkat

Nga Wiktionary

SPËRKAT kal.

  • 1. Lag lehtë përsipër duke i hedhur pikla uji a të një lëngu tjetër; stërpik. Spërkat rrobat (dyshemenë). Spërkat duhanin e grirë. Spërkat me ujë (me kolonjë). Spërkat me dorë (me furçë).
  • 2. I hedh një lëndë kimike të lëngët në trajtë vese një bime për ta mbrojtur nga sëmundjet ose një pellgu me ujë të ndenjur për të zhdukur mushkonjat etj. Spërkati hardhinë (pemët). E spërkati me pompë. I spërkatën vreshtat me gurkali.
  • 3. Ndot me pika balte ose të diçkaje tjetër, çikëloj. E spërkat me baltë (me bojë). Na spërkati me pështymë.