Jump to content

spërkë

Nga Wiktionary

SPËRKË f. kryes.

  • 1. Secila nga pikat e ujit a të një lëngu tjetër, të baltës etj., që shpërndahen me vrull ose përplasen mbi diçka; pikël, stërkitë. Spërka uji (balte). Ngre spërka duke ecur. I ra një spërkë në pantallona.
  • 2. Pika të vogla me ngjyrë tjetër të dallueshme, të shpërndara në një pëlhurë, cirka. Stof (pallto) me spërka.