spërdridhem

Nga Wiktionary

SPËRDRIDHEM vetv.

  • 1. vet. veta III. Përdridhet fort; bën dredha të shumta. Ishte spërdredhur filli. Ngrihej tymi duke u spërdredhur.
  • 2. keq. Bëj lëvizje të tepruara e të pahijshme me trup, tundem e shkundem, përdridhem. Dridhet e spërdridhet. Hidhet e spërdridhet. Spërdridhen si ngjalat në grep.