Jump to content

sosem

Nga Wiktionary

SOSEM vetv. bised.

  • 1. vet. veta III. Merr fund diçka që përdoret, harxhohet etj., nuk mbetet më, mbarohet. Iu sos kripa (mielli, sheqeri). U sosën drutë. U sosën librat në dyqan. Po i sosen fuqitë. M'u sos fryma mezi marr frymë.
  • 2. vet. veta III. fig. Arrin diçka në pikën më të lartë sa s'mund të përmbahet më. Iu sos durimi.
  • 3. vet. veta III. Plotësohet, përmbushet. Iu sos çdo dëshirë.
  • 4. Arrij në një vend, sos. U sosën shpejt (me vonesë). U sosën mirë e bukur.
  • Iu sos jeta (fryma) shih te JET/Ë,~A. Nuk soset (nuk thahet) deti me lugë fj. u. shih te DET,~I.