sorollatem

Nga Wiktionary

SOROLLATEM vetv. bised.

  • 1. Sillem poshtë e lart duke humbur kohën kot; endem pa punë, vij rrotull. Sorollatet rrugëve. Nuk sorollaten në kohën e punës.
  • 2. Shkoj nga një vend në tjetrin pa mbaruar punë, sillem gjatë andej e këtej për të mbaruar një punë. U sorollat gjithë ditën për pak gjë.
  • 3. Merrem me një punë për shumë kohë pa e përfunduar; vij rrotull me diçka.