Jump to content

sorollat

Nga Wiktionary

SOROLLAT kal. bised.

  • 1. Rrotulloj rreth vetes; sjell rrotull. Sorollat hellin e mishit.
  • 2. fig. E bëj dikë që të vejë e të vijë disa herë për një punë pa ia zgjidhur; e përcjell dikë sa në një vend në tjetrin pa i mbaruar punë; e sjell rrotull, e sjell vërdallë. E sorollati me javë (me muaj). I sorollatnin njerëzit poshtë e lart.
  • 3. fig. E shtyj herë pas here një punë pa e mbaruar, e zvarrit një punë pa e zgjidhur shpejt e në kohë. I sorollat gjërat (punët).