sondazh
Appearance
SONDAZH m. libr.
- 1. shih SONDIM,~I. Sondazhe për ujë të pijshëm. Sondazh për zbulim rezervash nafte.
- 2. fig. Hetime paraprake që bëhen me rrugë të ndryshme ose me mënyra të tërthorta për të njohur gjendjen, mendimet e qëndrimet për diçka etj. Sondazhe diplomatike (politike). Përfundimet e sondazhit. Nga disa sondazhe në fabrikë (në uzinë). U bënë sondazhe.