Jump to content

solidar

Nga Wiktionary

SOLIDAR mb.

  • 1. Që bashkohet me idetë, qëllimet dhe veprimet e një tjetri, që është gati të nderojë a të mbështetë dikë për të arritur një qëllim të përbashkët. Jemi solidarë me luftën e drejtë të popujve. Janë solidarë me pikëpamjet e dikujt. Jemi solidarë me vëllezërit e klasës.
  • 2. drejt. Që është përgjegjës për diçka në tërësi së bashku me një tjetër. Shitës solidarë. Debitorë (kreditorë) solidarë.