sokak

Nga Wiktionary

SOKAK m. bised.

  • Rrugë e ngushtë e zakonisht me dredha ndërmjet ndërtesave të qytetit ose të fshatit, zakonisht e shtruar me kalldrëm; rrugicë. Sokak i ngushtë (me kalldrëm). Vijat e sokakëve. Sorollatej (sillej) sokakëve. Del në sokak.
  • Fjalë sokaku (rrugësh) fjalë që thuhen poshtë e përpjetë, thashetheme. Këlyshë sokaku mospërf. fëmijë me edukatë të keqe që bredhin rrugëve, fëmijë rrugësh, rrugaçë. Qen sokaku (rrugësh, zorrësh, sallhaneje) mospërf. shih te QEN,~I. Mori sokakët filloi të bredhë andej e këtej pasi është larguar nga shtëpia a nga një vend; mori udhët. E hodhi në sokak e flaku në rrugë; e hodhi në mes të katër rrugëve. Mori sokakun përpjetë u ngjit lart, u rrit shumë pa pasur ndonjë pengesë. E dinë (e morën vesh) edhe gurët e sokakëve (e rrugës) shih te GUR,~I.