sofër

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SOFËR f.

  • 1. Tryezë dërrase shumë e ulët me trajtë të rrumbullakët, rreth së cilës shtrohen ndenjur për të ngrënë; tryeza e bukës. Sofër e madhe (e vogël). Shtroi (ngriti) sofrën. U ulën në sofër. U shtruan rreth sofrës. I hoqën sofrat e hanë në tryezë.
  • 2. përmb. Tërësia e të ftuarve që ulen njëherësh rreth një tryezë në një dasmë, gosti etj. Sofra e grave (e burrave, e fëmijëve). Dy sofra burra e tri sofra gra. Tri sofra me të ftuar.
  • 3. fig. Një shumicë njerëzish, një mori. Një sofër fëmijë.
  • 4. fig. keq. Rrethi i interesave e i qëllimeve të përbashkëta të një grupi. Në sofrën e interesave imperialiste. Ha (shtrohet, rri) në një sofër me dikë ka po ato interesa e qëllime me dikë.
  • E gjeti sofrën shtruar e gjeti çdo gjë të gatshme, nuk u mundua vetë për asgjë. S'kishte gjë në sofër ishte shumë i varfër, ishte fare i këputur. Nuk lë gjë në sofër s'lë gjë pa ngrënë, përlan çdo gjë, është llupës i madh. Nuk lë gjë për sofër është shumë i shkathët për punë, bën çdo gjë, nuk ua përton punëve të shtëpisë. Rri si macja nën sofër shih te MAC/E,~JA. I rri sofra gjithnjë shtruar dikujt pret e përcjell miq vazhdimisht, është shumë mikpritës. Sofrën shtroje edhe me bukë e kripë (e qepë)! fj. u. mikun prite me atë që të kesh!