Jump to content

sodë

Nga Wiktionary

SODË f.

  • 1. Lëndë në trajtën e një pluhuri të bardhë të tretshëm në ujë, e cila nxirret nga kripa dhe përdoret për prodhimin e sapunit, në industrinë e xhamit, të letrës etj. Sodë pluhur. Sodë rrobash. Uzina e sodës. Prodhimi i sodës. Sodë kaustike. kim. shih te KAUSTIK,~E.
  • 2. Pluhur i bardhë, i tretshëm në ujë, që përdoret në mjekësi dhe në gjellëtari. Sodë buke (gjelle). Kulaç me sodë.