socializëm
Appearance
Shqip
[redaktoni]Emër
[redaktoni]socializëm m.
- Rend shoqëror që vendoset pas përmbysjes së borgjezisë e të klasave të tjera shfrytëzuese me anë të revolucionit proletar, që mbështetet në diktaturën e proletariatit, që ka si bazë të marrëdhënieve në prodhim pronën shoqërore mbi mjetet e prodhimit dhe që zhduk shfrytëzimin e njeriut nga njeriu, duke zbatuar parimin «nga secili sipas aftësive, secilit sipas punës»; faza e parë e komunizmit. Fitorja e socializmit. Ndërtimi i socializmit. Baza materialo-teknike e socializmit. Ndërtimi i bazave të socializmit. Ligjet ekonomike të socializmit. Ecim në rrugën e socializmit.
- Teoria për zhdukjen e kapitalizmit dhe për ndërtimin e shoqërisë socialiste. Socializmi utopik (parashkencor, paramarksist). Socializmi shkencor. Shndërrimi i socializmit nga utopia në shkencë.