socialist
Appearance
SOCIALIST m.
- 1. Ithtar e përkrahës i ideve socialiste, i vendosjes së pronësisë shoqërore mbi mjetet e prodhimit.
- 2. Anëtar i një partie reformiste socialiste. Socialistët e djathtë.
SOCIALIST mb.
- 1. Që ka të bëjë me socializmin; që lidhet me socializmin, që mbështetet në parimet e socializmit ose që ka për qëllim vendosjen dhe ndërtimin e socializmit. Rendi (sistemi) socialist. Shoqëria socialiste. Marrëdhëniet socialiste në prodhim. Shtet (vend) socialist. Revolucioni socialist. Prona socialiste. Mënyra socialiste e prodhimit.
- 2. Që ka tiparet e shoqërisë, e cila ndërton socializmin; që është karakteristik për një shoqëri të ndërtuar mbi parimet e socializmit, që ndërtohet ose që bëhet sipas kërkesave të socializmit. Fshati socialist. Familja socialiste. Ekonomia (industria, bujqësia, tregtia) socialiste. Industrializimi socialist. Kultura socialiste. Realizmi socialist. shih te REALIZ/ËM,~MI. Ligjshmëria socialiste. Organizimi socialist i punës.
- 3. Që përputhet me parimet e socializmit dhe që përshkohet tejpërtej nga idetë e kërkesat e socializmit. Ndërgjegje socialiste. Garat socialiste. Emulacioni socialist. Disiplina socialiste. Brigadë e punës socialiste. Hero i Punës Socialiste. shih te HERO,~I. Qëndrim socialist ndaj punës. Jetojmë në mënyrë socialiste.
- 4. keq. Që ka të bëjë me një parti reformiste me parime socialdemokrate, që është karakteristik për një parti reformiste socialdemokrate. Partitë socialiste të Evropës.