smeril

Nga Wiktionary
Jump to navigation Jump to search

SMERIL m.

  • 1. Tërësi kokrrizash të imëta prej minerali shumë të fortë që ngjeshën si gur i rrumbullakët ose që ngjiten mbi një letër të posaçme për të gërryer, për të lëmuar a për të pastruar sende prej metali, prej druri, prej mermeri etj. ose për të mprehur thikat e veglat. Gur smerili. Letër smerili. Pluhur smerili.
  • 2. Guri prej këtyre kokrrizave që përdoret për të mprehur, për të lëmuar etj. E mpreh te smerili.
  • 3. si mb. ~, ~E. Që është i përbërë prej kokrrizave të imëta të këtij minerali. Gur smeril. Letër smerile. Pastë smerile. Lëndët smerile.